Ky është numri i tifozëve të Kosovës që do jenë të pranishëm në “Vasil Levski”

Përfaqësuesja e Kosovës do kërkojë fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Evropian, teksa sot përballet me Bullgarinë në Sofje.

Ndeshja e cila starton nga ora 20:45, ka zgjuar interesim të madh për ‘Dardanët’, të cilët kanë marrë rrugën drejt kryeqytetit bullgarë dhe do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit nacional ‘Vasil Levski’.

Raportimet e fundit tregojnë se 600 tifozë të Kosovës do ta mbështesin nga afër skuadrën e Bernard Challandes sonte, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, videot e fundit që po qarkullojnë në rrjetet sociale dëshmojnë atmosferën fantastike që janë duke krijuar tifozëve tanë nëpër rrugët e Sofjes.

Kosova pas dy ndeshjeve të para të grupit A në kualifikimet për EURO 2020 ka marrë dy barazime 1-1 dhe janë të destinuar për ta realizuar fitoren e parë.

Challandes këtë ndeshje do luajë me mungesa të shumta si Valon Berisha, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe së fundmi Arbër Zeneli.