Ky është HandiKOS, problemet e të cilit pak i njohim – VIDEO

0

HandiKOS është shoqatë që ka për qëllim përkrahjen e personave me aftësi te kufizuar dhe familjarëve të tyre me materiale dhe mjete të domosdoshme për jetë.
Aktualisht HandiKOS veprimtarinë e vet e zhvillon në tërë territorin e Kosovës me 13 Zyra lokale dhe 14 Qendra të Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi, përfshirë këtu edhe pjesën Veriore të Kosovës, dhe ka mbi 18,000 anëtarë me aftësi te kufizuara fizike nga gjini, moshë, dhe etni të ndryshme.
Që nga viti 1999 deri më sot, HandiKOS ka ofruar shërbime të rehabilitimit primar për rreth 2,900 fëmijë me aftësi të kufizuar, duke ju ofruar rreth 22,500 trajtime të rehabilitimit psiko-social dhe fizikal në çdo vit. Për më tepër, HandiKOS ka avokuar, lobuar dhe ka marre pjese ne krijimin, ndryshimin dhe monitorimin e implementimit të infrastrukturës ligjore në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.