Ky është goli i sezonit në Premier Ligë

Anësori i Crystal Palace, Andros Townsend e ka rrëmbyer çmimin ‘Carling’, i cili ndahet për golin më të mirë të sezonit në Premier Ligë.

Townsend shënoi në fitore brilante të ‘Shqiponjave’ ndaj Manchester Cityt në Etihad 2-3, duke realizuar gol në stilin volley nga 30 metra.

Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm në Premier Ligë nëse merren parasysh golat e bukur, transmeton lajmi.net.

Anësori anglez mposhti konkurrencën e Vincent Kompany me golin ndaj Leicester, atë të Daniel Sturridge ndaj Chelsea dhe Eden Hazard ndaj West Ham.

Në listën e ngushtë ishin 10 konkurrues, por në fund vetëm Townsend arriti ta fitonte këtë çmim.

Më poshtë mund ta shihni golin më të mirë të sezonit 2018/19 në Premier Ligë.