Ky është furnizimi i ri i SHBA-ve për rebelët kurd

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rajonin Afrin të Sirisë, për tu përdorur kundër mjeteve ajrore dhe tankeve turke, i ka dërguar terroristëve të organizuat separatiste terroriste PKK raketa të mbrojtjes ajrore të komanduara, që njihen si ‘MANPADS’.

Një autoritetet amerikan, i prononcuar për portalin e lajmeve NSO, që publikon analiza në lidhje me zhvillimet në Siri, theksoi se PKK-së i janë dërguar sisteme të komanduara që hidhen nga supi dhe janë efektive deri në 8 kilometra kundër mjeteve ajrore, transmeton TRT.

Ndërkaq në shesh kanë dalë edhe pamjet e armëve që Amerika i ka dhënë PKK-së.

Antitankët Konkurs dhe Tow së bashku me snaipërit modernë me trajektore 4 kilometra të gjatëö që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nxjerrë si pretekst luftën kundër DAESH-it, i kanë dërguar terroristëve të PKK-së, u vendosën në linjën kufitare (me Turqinë).

Kryeterroristët e PKK-së, në propagandën brenda organizatës separatiste terroriste, i japin një rëndësi të veçantë “ndalimit të tankeve turke”. /TRT/