Kuvendi miraton Rezolutën për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit

Me 74 vota pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e propozuar nga LDK-ja për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.

Në seancën e jashtëzakonshme, të gjitha partitë mbështetën rezolutën.

Kjo nismë erdhi pasi këto ditë dy të rinj kanë gjetur vdekjen derisa punon në kazino.

Të dielën një person u vra në një kazino në Suharekë, derisa të mërkurën një 36 vjeçar tjetër, punëtor i kazinos u vra derisa po punonte.