Kuvendi i hap rrugë investimit në sportin kosovar, voton Ligjin për Sponsorizime

Kuvendi i Kosovës ka votuar Ligjin për Sponsozirime në Sport.

Amandamenti i 5-të në kuadër të Ligjit për të Ardhurat e Koorporatave, mori 79 vota pro.

Amandamenti në fjalë seancën e kaluar nuk ishte votuar nga deputetët e Kosovës për arsye se nuk kishte pasur kuorum të mjaftueshëm.

Një gjë e tillë kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinion e sidomos tek komuniteti i sportit.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se çështja në fjalë është urgjente për Kosovën, dhe se e njëjta nuk duhet të politizohet.