Kush ishte Qassem Soleimani, “shpirti ushtarak” i Iranit?

Gjeneral Qassem Soleimani, kreu i njësive të Kudsit të Gardës Revolucionare Irani (IRGC), u vra të premten herët në një sulm ajror amerikan në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

Soleimani u bë i njohur në Iran dhe jashtë si drejtuesi i degës së huaj të Gardws Revolucionare dhe për rolin e tij në luftimet në Siri dhe Irak.

Ai ishte ndihmës në përhapjen e ndikimit iranian në Lindjen e Mesme, i cili u përpoq të kufizojë Shtetet e Bashkuara dhe rivalët rajonalë të Teheranit, Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Gjatë 20 viteve të fundit, ai i ka mbijetuar përpjekjeve të shumta pwr ta vrarw, ku pwrfliten agjencitë inteligjente nga Perëndimi, apo ato izraelite dhe arabe.

Njësia Quds e Soleimanit, e ngarkuar me kryerjen e operacioneve jashtë kufijve të Iranit, ofroi mbështetje të fortë për presidentin sirian Bashar al-Asad kur u duk se ishte afër humbjes në luftën civile 2011.

Soleimani u bë kreu i IRGC në 1998 dhe për vite me radhë forcoi lidhjet e Iranit me Hezbollahun në Liban, me Asadin në Siri dhe me grupet militante Shiite në Irak.

Vitet e fundit, ai ka qëndruar në qendër të vëmendjes kur u shfaq së bashku me liderin suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei dhe udhëheqësit e tjerë shiitë.

Nën udhëheqjen e Soleimanit, IRGC zgjeroi ndjeshëm aftësitë e saj, duke vendosur një ndikim të rëndësishëm në sferat e inteligjencës, financiare dhe politike përtej kufijve të Iranit.

Soleimani lindi në një familje të varfër në juglindje të provincës Kerman në Iran.

Ai filloi të punojë si një 13-vjeçar për të ndihmuar familjen e tij, dhe kohën e lirë e kaloi duke praktikuar ngritje peshash dhe duke marrë pjesë në predikime të mbajtura nga Khamenei.

Si një djalë i ri gjatë Revolucionit të Iranit të vitit 1979, Soleimani filloi ngjitjen e tij në ushtrinë iraniane dhe raportohet se kishte vetëm gjashtë javë trainim taktik përpara se të merrte pjesë në luftën e tij të parë në provincën iraniane të Azerbajxhanit Perëndimor, sipas revistës Foreign Policy.

Soleimani doli nga lufta Iran-Irak si hero për shkak të misioneve që ai drejtoi përtej kufirit të Irakut.

Pas rivendosjes së qeverisë në Irak në 2005, ndikimi i Soleimanit u zgjerua në politikën irakiane nën udhëheqjen e ish-kryeministrave Ibrahim al-Jaafari dhe Nuri al-Maliki.

Gjatë asaj kohe, Organizata Badr, një parti politike shiite dhe forcat paraushtarake të konsideruara “ndërmjetësi më i vjetër i Iranit në Irak”, u bë një degë e shtetit pasi ministritë e brendshme dhe ato të transportit hynë nën kontrollin e krahut politik të grupit të armatosur.

Pas shpërthimit të luftës civile siriane në 2011, Soleimani urdhëroi që disa nga militantët e tij irakenë të zhvendoseshin në Siri për të mbrojtur qeverinë e Asadit.