Kush e firmosi marrëveshjen për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi?

Sot në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidh Kosovën dhe Serbinë.

Delegacioni kosovar që e ka nënshkruar këtë marrëveshje ishte i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, njofton Klan Kosova.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell.