Kurti u takua me profesorin e njohur Weller në Londër, biseduan për situatën në Kosovë

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga VV-ja, ka thënë se gjatë vizitës së tij në Londër është takuar me Marc Weller, profesor i njohur në Universitetin e Cambridge, transmeton Klan Kosova.

“Në Klubin e Reformistëve ku dikur shkruanin e diskutonin jo vetëm politikanë e kryeministra por edhe shkrimtarë të famshëm prej H. G. Wells te E. M. Forster, biseduam për situatën në Kosovë, raportet në Ballkan dhe të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kurti në Facebook.