Kurti takohet me dy kongresmenë amerikanë, ftohet për vizitë në ShBA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim Kongresmenin Earl Pomeroy dhe Pia Pyle, që të dy pjesë e Senatorit Robert (Bob) Dole.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që ishte i pranishëm në këtë takim, Haki Abazi tha se biseda u zhvillua në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohte.


Madje ai theksoi se në përmbyllje të takimit, Kurtit iu bë ftesë për vizitë në ShBA, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Abazi tha se në këtë takim u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregulltë e të dyanshëm dhe hapave konkret drejt avancimi të marrëdhënieve bilaterale në koordinim me Ambasadën e ShBA-ve në Kosovë.