Kurti propozon marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë seancës së sotme ka thënë se është e rëndësishme që t’i kemi forcat tona të armatosura të cilat do na mbrojnë si shtet.

“KFOR ka rreth 4 mijë trupa të cilët nuk janë as 8 për qind e asaj që kishte pas luftës, ndërsa SHBA kur kishin afër 20 mijë trupa sot nuk i kanë as 700. Prandaj është e rëndësishme t’i kemi forcat tona të armatosura të cilat na mbrojnë si shtet”, ka theksuar Kurti, raporton lajmi.net.

Sipas tij, janë dy faktor për krijimin e forcave të armatosura, aspekti diferencial dhe preferencial.

“Forcat tona të armatosura janë kapaciteti ynë mbrojtës. Pyetja ime është para se të na i sjellin këto projektligje a kishte studime ose analizë paraprake për mbrojtje karshi Serbisë”, është shprehur lideri i VV-së.

Tutje, ai ka propozuar të bëhet marrëveshje me Shqipërinë për ndihmë të përbashkët në mbrojtje