Kurti për postin e Presidentit: S`ka pengesë që na ndal në arritjen e koalicionit me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë me dije se sot do ta takojë kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

Takimi pritet të mbahet rreth orës 17:00.

I pyetur rreth çështjes së postit të Presidentit, Kurti ka theksuar: “Nuk ka pengesë që do të na ndalë për arritjen e koalicionit qeverisës”.

Kurti poashtu tha se Qeveria do të bëhet, njofton Klan Kosova.

Ka pasur raportime se LDK-ja insistonte që në bisedimet për formimin e qeverisë të përfshihet edhe posti i presidentit të vendit.

SHPËRNDAJE