Kurti pas takimit me Grenellin: Diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim të dërguarin special të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Grenelli bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett qëndruan për disa minuta në zyrat e Vetëvendosjes.

Pas këtij takimi, Kurti deklaroi se bashkë me Grenellin diskutuan nevojën urgjente për fokusim në zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e mundësive të reja për punësim.

Bashkë me Kurtin në këtë takim të pranishëm ishin edhe i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe deputeteja Fitore Pacolli.

“Unë mirëprita në zyrat e VV-së ambasadorin Richard Grenell bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si edhe deputeten Fitore Pacolli. Ne diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Kurti.