Kurti në takim me socialdemokratët gjermanë: Autokratët preferojnë pazare me territore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqaësues të tjerë të kësaj partie kanë zhvilluar një takim në selinë e Vetëvendosjes me një delegacion të Partisë Social-Demokrate nga Bundestagu gjerman, njoftoN Klan Kosova.

Siç thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes për media, në takim janë trajtuar edhe tema aktuale dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Mes të tjerash, Kurti theksoi se dialogu i Presidentit të Kosovës Thaçi me Presidentin e Serbisë Vuçiq për korrigjim të kufijve e shkëmbim territorial është i padrejtë, i dëmshëm qysh sot dhe i rrezikshëm në vijim”, thuhet në njoftim.

“Josip Juratovic (deputet) dhe Kurti u pajtuan se ky pazar në tentativë midis presidentësh, vije nga karakteri autokratik i pushteteve të këtyre dy presidentëve e që është edhe kundër demokracisë edhe kundër republikës”.