Kurti: Gjermania është një aleat dhe përkrahës i shkëlqyeshëm i Kosovës

Në Munih të Gjermanisë sot është zhvilluar dita e dytë e Konferencës së Sigurisë, ku edhe po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha vendeve të botës, përfshirë edhe Kosovën.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar anëtarët e Bundestagut, Patrick Sensburg, Tobias Lindner, Fritz Felgentreu, Jürgen Hardt dhe Ralph Brinkhaus, njofton Klan Kosova.

Pas takimeve nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti deklaroi se Gjermani është një aleat dhe përkrahës i shkëlqyeshëm i Kosovës.

“Ditën time të fundit në #MSC2020 kam pasur takime të këndshme me anëtarët e Bundestagut. Gjermani është një aleat dhe përkrahës i shkëlqyeshëm. Ata patën urimet më të mira për qeverinë tonë të re dhe ofruan mbështetjen e tyre”, tha Kurti.