Kurti flet për takimin me Mustafën: Shpresa po u rikthehet qytetarëve

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook pas takimit që ka pasur me kreun e LDK’së, Isa Mustafa, të cilit, i referohet si ‘Prof. Isa Mustafa’.

Kurti thotë se diskutuan për shpërbërjen e Kuvendit si dhe ishte konstatim që ‘shpresa po rikthehet te qytetarët’.

Ja shkrimi i Kurtit në FB:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.