Kurti fajëson Haradinajn: As pas 16 muajve nuk e krijoi trupin punues rreth demarkacionit

Pristina, 29.09.2017. - Skup pod nazivom "Kraj dijaloga: Sta Kosovo moze ocekivati od ovog procesa", odrzan je danas u Pristini. Na skupu su govorili: David L. Philips iz Instituta za studije ljudskih prava Univerziteta u Kolumbiji, Aljbin Kurti iz Pokreta Samoopredeljenje (na fotografiji), novinar i analiticar Bosko Jaksic, osnivac medijske kuce Koha Veton Suroi i medijator skupa Agron Bajrami. Organizator skupa, Kosovska fondacija za otvoreno drustvo, navela je da je cilj danasnjih diskusija Foruma 2015. da prikaze moguce buduce scenarije ovog spornog dijaloga, doticuci vazne aspekte koje odredjuju uspeh ili neuspeh ovog procesa. (BETAPHOTO/ARMENIJA ZAJMI BESEVIC/DS)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar, kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinajn, për moskrijimin e trupit punues rreth demarkacionit.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot në konferencën për ‘Finalen e Madhe’ Kosovë – Serbi ka thënë se së pari duhet siguruar anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe të arrihet njohja e Serbisë, e pastaj të shihet korrigjimi i kufijve.

‘’Pengesë për neve janë mungesa e njohjes nga 5 shtete, kurse  e Serbisë njohja e Kosovës. Le ta bëjmë njëherë anëtarësimin në OKB, ta fitojmë njohjen e Serbisë, e pastaj korrigjimin e kufirit’’, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka fajësuar kryeministrin  Ramush Haradinaj që as pas 16 muajve nga ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, nuk është krijuar paneli punues.

”Nuk mund të jemi seriozë nëse ende se kemi kryer çështjen me Malin e Zi.. Korrigjimi nuk u bë,por as nuk punua trupi forum, 16 muaj pas. Fajet  i ka kryeministri. Le ta kryejnë njëherë me Malin e Zi, pastaj kanë legjitimet edhe për korrigjime të tjera. Kryeministri i Kosovës duke e lënë dialogun jashtë Qeverisë, e ka bërë dëmin kryesor që po na torturon tash e një vjet e gjysmë’’, ka thënë Kurti.

Për bashkimin e Luginës me Kosovën, Kurti thotë se pengesa është në Beograd e jo në Prishtinë.

‘’Unë besoj që edhe ju e ndani mendimin se pengesa për bashkimin e Luginës është ne Beograd, e jo në Prishtinë. Ata i kanë dy shtylla kryesore, e para është referendumi i një dhe 2 marsit 11992 dhe lufta e UÇPMB-së. Nuk kalon rruga e Kosovës për në BE dhe Beograd, por rruga e Serbisë për BE kalon nëpër Prishtinë’’, ka deklaruar Kurti, raporton periskopi.

Ai thotë se VV është e bindur se zgjidhja e duhur është në hapat e duhur.

‘’Mos të shtiremi që nuk kemi marrëveshje me Serbinë, i kemi 33. Duhet të bëhet një shqyrtim dhe vlerësim. Ta shohim shkallën e zbatimit dhe të shohim se ku jemi. Hapi i parë, ky.