Kurti dhe Mustafa takohen në ora 16:00

Gjatë ditës së sotme do të takohen lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i LVV Arlind Manxhuka.

Ai shkurt e ka konfirmuar lajmin duke thënë se është e vërtet që do të takohen sot Kurti dhe Mustafa.

Ndërsa, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa për Indeksonline ka thënë se takimi do të mbahet në ora 16:00.

Ky takim në mes dy partive vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Nga Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë kanë dalë me një qëndrim pas certifikimit të rezultateve nga KQZ ku thonin se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë dy partitë me koalicion të nënshkruar.