Kur pëlcet ura e qelqtë nën këmbët e kalimtarëve në lartësinë 1.179m

A mund ta merrni me mend si do të ndiheshit duke ecur nëpër urën e qelqtë në lartësi të madhe në kohën kur xhami nis të pëlcasë nën këmbët tuaja. Ka rrezik se do të mund t’ju lëshonte zemra në vend.

Në internet është shfaqur një videoxhirim i urës së qelqtë në Kinë, mbi të cilën shihet duke ecur një grup turistësh, transmeton Koha.net. Ura ndodhet në lartësi mbidetare 1.179 metra.

Në një moment dyshemeja e qelqtë e urës nis të pëlcasë ndërsa ciceroni i grupit nga shoku bie në gjunjë, ndërsa plasaritjet nën të sa vijnë e rriten. Kjo skenë e tmerrshme ndodhi në malet e Taihangut në provincën kineze Hebej.

Pas shfaqjes së këtij xhirimi zyrtarët, duke kërkuar falje, sqaruan se nuk bëhet fjalë për pëlcitje të qelqit, por në fakt është një “provokim” ndaj vizitorëve.

Shtegu, në fakt, është ndërtuar asi soji që fragmente më të vogla janë të vendosura ndërmjet shtresave të pllakave të qelqta dhe kur ecet mbi atë pjesë të shtegut, xhami prodhon krisma dhe duket sikur po copëtohet nën këmbë, transmeton Koha.net.

Ndonëse video-xhirimi ka shkaktuar shumë reaksione negative të shfrytëzuesve të rrjeteve sociale në Kinë, zyrtarët kompetentë nuk e kanë ndërmend t’i heqin këto pllaka meqë, siç thonë, dëshirojnë që njerëzit të vijnë dhe që vetë të përjetojnë këtë “horror”./Mesazhi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=ou94ywXiFzA