“Kur mbaron karburanti, foshnjat do të vdesin”

Rripi i Gazës

Në spitalin al-Shifa, i cili eshte spitali më i madh në Gaza, 50 foshnja janë të shtrira ne dhomen e mbushur me 30 shtretër, e cila gjende në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Nga jashtë, oborri i ngjan një fabrike ndërsa gjeneratorët masiv rënkojnë dhe zhurmojnë, duke e shndërruar karburantin në energji elektrike, dhe duke furnizuar foshnjat me oksigjen përmes ventilatorëve.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike në Gaza, gjeneratorët janë litari i vetëm i jetes se këtyre foshnjave të sapolindura. Por ky litar mund të pritet shpejt pasi rezervat e karburantit të Gazës pritet të shterrojne, duke rrezikuar jetën e pacientëve te vegjel.

“Shumica e foshnjave janë të lidhura me ventilimin mekanik, nëse energjia elektrike ndërpritet, ato do të vdesin brenda pak sekondash”, tha Dr Allam Abu Hamida, drejtor i repartit neonatologjik të al-Shifa per Al Jazeera.

“Oksigjeni duhet të jetë 90 dhe më lart, por ketu është vetëm 62.”

Gjysma e foshnjave në repartin e neonatologjise kanë lindur parakohe, disa prej të cilave peshojnë vetëm 700 ose 800 gramë. Ato janë të varura nga gjeneratorët.

“Nëse energjia elektrike nderpritet, fëmijet do të marrin edhe hipotermi dhe do të vdesin”.

Kjo është vetëm një ditë tjetër e zakonshme në spitalin al-Shifa të Gazës, ku stafi rregullisht bëhet heroi i ditës, me ato që kanë.

Qysh pas bllokades izraelito-egjiptiane, spitalet në Gaza kanë luftuar për vite me radhë me mungesë të rëndë të energjisë elektrike, por mjekët tani thonë se situata po arrin një pikë kritike për pacientët. /MESAZHI/