Kur jetën ta shpëton një… iPhone!

Një polic tajlandez, i cili u përfshi në një përleshje me armë, u shpëtua nga iPhone i tij, njoftoi media lokale.

”Porawet Banjong, i forcës policore në Pattaya, një qytet turistik bregdetar, 150 kilometra në jug të Bangkokut, u përfshi në një përplasje me armë me një gangster vendas, në një nga restorantet e zonës”, raportoi portali ”Khaosod”.

Polici po darkonte në restorant dhe asistoi në një përplasje me armë mes bandash, ndërsa u shtri nën një tavolinë kur filluan të shtënat, ku një plumb i goditi krahun dhe një tjetër kofshën e sipërme, por plumbi kapi celularin e tij, Iphone, në xhepin e pantallonave.

Porawet aktualisht po shërohet në një spital lokal. Ai nuk do të gjykohet, pasi policia e konsideroi ngjarjen mbrojtje personale, ndërsa kundërshtari i tij është akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë./ ATSH-DPA