Kur hedonizmi material qeveritar, ia huq lakorës së humanizmit njerëzor!

Shkruan: Fadil Maloku – Sociolog

  1. Si është e mundur që Qeveria e Kosovës (si në bahçe të babës!) të ndajë (100.000 mij€!) mjete për (simbolin e trashëgimis kulturore) Katedralen “Notre Dame”, duke menduar kështu ta”blejë” miqësinë dhe pëkrahjen franceze, dhe të “shitet, ma katolik se Papa”, kur nē ndërkohē, për objekte (historike) tona të rrënuara nga lufta e nga paslufta (si Pallati i Rinisë, psh.) si pasojë e zjarrit, asnjëherë të mos ndajë as edhe një cent të vetëm!? A duket kjo pak si cinizëm kurtuaz, athua?
  2. Si është e mundur, që gjithashtu tē njejtat institucione qeveritare asnjëherë s’u kujtuan, bile as edhe një cent të vetëm ta dërgojnē për traumat dhe dēmet njerëzore që pësuan civilët sirian, apo në cilin do cep tjetër të botës! Si?
  3. Si është e mundur, që më të rëndësishme politikisht, dhe mediatikisht më mbresëlënëse të na duken parat e taksapaguesve pêr objekte materiale, se sa humanizmi dhe solidariteti bie fjala për fëmijët, e vrarë dhe sakatuar Sirian, që po vdesin çdo ditë nga plagët e bombardimeve dhe uria!? Si?