Kupa e Kosovës, konfirmohet çiftet gjysmëfinaliste

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës.

Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli janë ekipet që kanë siguruar plasmanin në fazën 1/2 të Kupës së Kosovës.

Shorti vuri përballë Prishtinën me Drenicën, ndërsa Ballkani do ndeshet me Feronikelin, raporton lajmi.net.

Ndeshjet e para luhen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit më 22 prill.