Kupa e Botës/ Orari i tri super ndeshjeve për ditën e sotshme

Kampionati Botëror “Rusi 2018” vazhdon sot me tri super ndeshje.

Ndeshja e parë për ditën e sotshme zhvillohet nga ora 14:00, ku ballafaqohen Kombëtarja e Kolumbisë dhe ajo e Japonisë në stadiumin “Mordovia Arena”.

Pas përfundimit të ndeshjes së parë, nga ora 17:00, nis ndeshja mes Polonisë dhe Senegalit, e cila zhvillohet në stadiumin “Spartak” në Moskë.

Takimi i fundit në ditën e sotshme zhvillohet nga ora 20:00, mes Rusisë dhe Egjiptit, e cila luhet në stadiumin “Saint Petersburg”.