Kukësi në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Kukësi ka arritur të marrë një kualifikim historik në Maltë, duke barazuar 1-1 ndaj Valetës vendëse.

Me këtë rezultat, Kukësi arrin në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.

Barazimi pa gola në “Loro Boriçi” dhe goli në fushë kundërshtare, kanë ndihmuar verilindorët e drejtuar nga Cungu për t’u kualifikuar.

Në këtë mënyrë, Kukësi lë pas shkarkimin e Pakultit dhe sheh nga ndeshja e radhës, ku përballë do të ketë fituesin e çiftit Olimpija Ljubljana-Karabak.