Kuka kalon në finalen e Grand Prix Marrakech

Loriana Kuka po zhvillon një turne të jashtëzakonshëm në Marok, në Grand Prixin e Marrakech.

Xhudistja nga Kosova ka arritur që të prekë finalen e këtij turneu, dhe është vetëm një hap larg medaljes së artë, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë Kuka e arriti falë triumfit në gjysmëfinale ndaj gjermanes Luise Malzahn, 1:0 me poena, në kohën e vazhduar.

Në finale, xhudistja kosovare do të ketë përballë përsëri një gjermane, e cila quhet Anna Maria Wagner.

Shpresojmë që Loriana ta mbyllë me sukses këtë turne, duke fituar edhe duelin final.