Kujdes prindër se çfarë lodrash u blini fëmijëve – “slime” është i rrezikshëm

Food Color/Extract Web and Social

Prindërit janë paralajmëruar për nivelet e mundshme helmuese të kimikaleve në lodrat e njohura si ‘slime’ që janë shumë të popullarizuara tek fëmijët.

Grupi i konsumatorëve “Which?” në Britani testoi 11 nga produktet më të famshme në treg dhe gjeti se tetë nga to kishte nivele më të larta se që duhet të borbonit, raporton BBC.

Ky kimikal gjendet në boraks, një përbërës i zakonshëm në ‘slime’ që ndihmon për të krijuar ngjitjen e saj.

Ekspozimi ndaj niveleve të larta të borbonit mund të shkaktojë pezmatim, diarre, të vjella dhe dhimbje barku, transmeton Koha.net.

“Which?” i ka përcjellë gjetjet e saja në Zyrën për Siguri dhe Standarde të Produkteve në Britani të Madhe.

Në raport thuhet se duhet të ketë rregullim më të mirë të tregut, sepse shumë ‘slime’ kishin paralajmërime minimale të sigurisë apo informata për përbërësit.

Drejtorja e hulumtimit të “Which?”, Nikki Stopford, tha: “Nëse keni fëmijë të moshave shkollore, me siguri se jeni të informuar për çmendurinë e fundit të ‘slime’ që ka mbushur kopshtet. Fëmijëve u pëlqen shumë. Prindërit që blejnë ‘slime’ për fëmijët e tyre mund të kenë menduar se këto lodra janë të sigurta, por do të tronditen kur të marrin vesh se shëndeti i fëmijëve të tyre mund të vihet në rrezik nga këto ‘slime’”.

Ajo tha se prodhuesit duhet të ndalojnë së bëri produkte të pasigurta e po ashtu edhe qeveria duhet të bëjë shumë më shumë punë në identifikimin e rreziqeve për fëmijë, transmeton Koha.net.

“Which?” thotë se të gjithë ata persona që kanë blerë këto produkte duhet t’i heqin nga përdorimi menjëherë.

Produktet që “Which?” i ka gjetur se përmbajnë nivelin e rekomanduar prej 300mg/kg të boronit, janë:

Jupiter Juice (rozë) nga Toysmith

Fluffy Slime (rozë) nga CCINEE

Crystal Slime Magic Clay (rozë) nga Cosoro Dodolu

Mini Bucket Putty (gjelbër) nga Baker Ross

Slime Toy (vjollcë) nga iBase Toy

Fluffy Slime (kaltër) nga LOYO

Brezeh Free Slime Toy (portokall) nga Brezeh

My Fluffy Slime (gjelbër) nga Virtuotrade

FJALË KRYESORE: