Kualifikim historik, Laçi kalon në turin e dytë të Europa Leagues

Laçi arriti një kualifikim historik sot ndaj Anorthosis. Ashtu siç bëri në verën e vitit 2015, kur ndaj sllovenëve të Rudar Velenjes fitoi pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë.Këtë herë edhe pse ndaj një kundërshtar shumë më të fortë, Anorthosis, kurbinasit arritën të marrin një tjetër kualifikim në Europë, që ndihmon klubin në arkëtimin e 500 mijë eurove nga UEFA.Pra, 240 për pjesëmarrjen në turin e parë dhe 260 për turin e dytë. Kjo ishte fitorja e parë në një ndeshje në Europa League për kurbinasit, pasi ndaj Rudarit u kualifikuan pas dy barazimeve dhe penalltive.