KSHZ refuzoi të gjitha ankesat për raundin e parë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara për raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të cilat në Maqedoni u mbajtën më 15 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se seanca ka përfunduar mëngjesin e sotëm dhe se janë refuzuar të gjithë ankesat.

KSHZ bën të ditur se gjithësej i ishin dorëzuar 46 ankesa, nga të cilat 43 ishin nga VMRO-DPMNE, e cila para fillimit të seancës së djeshme tërhoqi tre sosh dhe një gjatë seancës, ndërsa nga një ankesë kishin dorëzuar TMRO, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të dorëzohet një padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit, ndërsa Gjykata Administrative është e detyruar të marrë një vendim në afat prej 48 orëve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.