KSHZ: Dalja në zgjedhje deri ora 17:00 është 49.14% të votuesve

Komisioni Shtetëor Zgjedhor në Maqedoni ka kumtuar përqindjet e daljes në zgjedhje në të gjitha komunat e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dalja deri në ora 17 në nivel republikan në të gjithë Maqedoninë është: 49.14%

Vevçani është komuna me dalje më të madhe të votuesve me 72%.

Dalja më e ulët është në Komunën Mavrovë Rostushë me 31.9%.

Vërehet pjesmarrje e vogël në komunat shqiptare në Maqedoni, kurse dalje më e madhe në komunat maqedonase ku ka më shumë se 50% dalje.