KSHZ: Arrihet censusi, deri në orën 18:30 jehona e votuesve 44.5 %

Arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale. Deri në ora 18:30 minuta të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 44.5 për qind e votuesve. Kjo nënkupton se është arritur censusi.

Sipas kreut të KSHZ-së, Oliver Derkovski, procesi zgjedhor ishte i rregullt, nuk kishte shkelje të theksuara që do të ndikonin në procesin e zgjedhjeve. Komunat ku pjesëmarrja është më e madhe duket dukshëm se është në komunat me popullsi maqedonase.