KS-OKB mbledhje urgjente për Sirinë

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) pas sulmeve të kryera me armë kimike në qytetin Idlib të Sirisë do të mbajë mbledhje urgjente sot në ora 16.00, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, në një deklaratë të bërë për gazetarët tha se sulmi me armë kimike në Idlib është jashtëzakonisht shqetësues.

Haley ka njoftuar se KS-OKB pas sulmeve me armë kimike të kryera në qytetin Idlib të Sirisë do të mblidhet sot në orën 16.00.