Kryeziu flet për herë të parë rreth lëndimit, tregon sa do të mungojë

Mesfushori i Zurichut, Hekuran Kryeziu, ka folur për herë të parë pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e fundit kundër Luganos.

Ai u detyrua të largohej nga loja pas 15 minutash dhe duket se viti 2019 mund të jetë i mbyllur për të sa i përket futbollit.

“I kam këputur ligamentet e gjurit dhe sipas mjekëve do të mungoj 6-9 muaj. Do t’i nënshtrohem operimit pas pak ditësh dhe pastaj të shohim si do të jetë” deklaroi Kryeziu për Indeksonline.

Tashmë është e sigurtë që ai nuk do të luaj me Kosovën në ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në qershor, por ka mundësi që të mungoj edhë në ndeshjet e shtatorit dhe të tetorit.