Kryetarët e komunave po i mashtrojnë qytetarët me kandidim për deputetë, thonë analistët

Tre kryetarë të Komunave, ia kanë mësyrë garës për deputetë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai i Shtimes, Naim Ismajli dhe Xhafer Gashi i Obiliqit, po kërkojnë vota nga qytetarët për t’u bërë deputetë.

Të gjitha këto zhvillime sipas Arton Demhasajt nga Organizata “Çohu” po bëhen të qëllimishme nga partia që potemncialisht këta kryetarë të sjellin sa më shumë vota.

“Ligjerisht ju lejohet, pra edhe kryetarët e komunave që janë për të garuar për zgjedhjet parlamentare, sepse ligji nuk ju ndalon këtë gjë, kështu që kryetarët e komunave kanë hyrë në lilsta zgjedhore qëllimisht që të mbledhin më shumë vota për partinë apo koalicionin”.

“E në rast se ka gjasa që të zgjedhet apo t’i fitojë votat e mjaftueshme për me u zgjedh deputet, atëherë atij i takon të vendosë nëse do të mbajë pozitën e kryetarit të komunës apo të deputetit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky kandidimin e tyre moralisht nuk është e drejtë, përshkak se ata fillimisht po kërkojnë vota për t’u zgjedhur kryetar, e më pas, të njëjtit po kërkojnë që të bëhen deputetë.

“Moralisht nuk është e drejtë, përshkak se ata fillimisht po kërkojnë votën nga qyetarët për të udhëhequr me komunën, dhe nëse del prap dhe kërkon vota për t’u zgjedhur deputet, nuk mund të konsiderohet etike dhe morale, por derisa ligjet në Kosovë i lejojnë një gjë të tillë, ata po e përdorin këtë bazë ligjore dhe kandidojnë”, ka thënë Demhasaj.Njëjtë mendon edhe analisti tjetër, Krenar Gashi.

Thotë se kjo praktikë e tyre nuk është fer në raport me qyetarët.“Mendoj se nuk është etike, megjithatë është ligjore sepse ligji nuk e parasheh ndryshe, megjithatë mendoj që kryetartë e komunave të cilët kanë aplikuar për zgjedhje të përgjithshme nuk janë duke u sjellur fer në raport me qytetarin, por që ata kanë të drejtë dhe mendoj që edhe kryetarët e komunave do të kenë ndikim në raport me krijimin e qeverisë apo e me formimin e saj, pra kjo nuk përben problem por nuk është etike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me këtë metodë po mashtrohen qytetarët, raporton EO.“Është mashtrim, megjithate sikur në Kosovë të kishte këso llojë mashtrime ne do t’i kishim punët më mirë, megjithatë edhe kjo formë është mashtrim”, ka thënë Gashi.Por sa është e gatshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në rast se një kryetar komune largohet nga posti i komunës për atë të deputetit, për organizmin e zgjedhjeve.Valmir Elezi zëdhënës në këtë institucion thotë se janë të detyruar që t’i përmbushin obligimet ligjore sa herë që u kërkohet.

“KQZ është institucion i përhershëm kushtetues që detyrë kryesore e ka organzimin e zgjedhjeve. Sa herë që KQZ-ja pytet nëse do të mund orgizojnë një proces të parakohshëm zgjedhor kemi dhënë përgjigjen se jemi këtu për të përmbushur detyrat e tona kushtetuese dhe ligjore kurdo që i kërkohet KQZ-së”.

“Por tani për tani kuptohet që KQZ-ja është e orientuar maksimalisht në përgatitjen e zgjedhjeve të parakoshme të datës 6 tetor”, ka thënë Valmir Elezi për Ekonomia Online.

SHPËRNDAJE