Kryeministrja e Britanisë: Nuk mund t’u tregojmë grave se a mund të mbajnë shami apo jo

Nuk është e drejtë e Qeverisë që t’iu tregojë grave se çfarë të veshin, ka thënë sot kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May. Deklarata e May vjen pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që kompanitë mund t’ua ndalojnë punëtorve veshjen e shamive islamike në bazë të rregullave të caktuara.

Vendimi i Gjykatës së drejtësisë këtë të marte, i cili po ashtu vlen edhe për simbole të dukshme fetare, shkaktoi një stuhi ankesash nga grupet për të drejtat e njeriut dhe liderët fetarë, transmeton Express.

E pyetur për vendimin, May tha në Parlamentin e Britanisë: “Ne kemi…një traditë të fortë në këtë vend për liri të shprehjes, dhe është e drejtë e të gjitha grave që të vendosin se si duan të vishen dhe nuk është qëllimi ynë që të nxjerrim ligj për këtë çështje.”

“Do të ketë raste kur është koha e duhur për të kërkuar që të hiqet shamia, si në kontrolle kufitare apo gjykata. Institucionet individuale mund t’i bëjnë politikat e veta, por nuk i takon Qeverisë që t’iu tregojë grave se çfarë mund të veshin e çfarë jo,” ka thënë May.

SHPËRNDAJE