Kryeministri i Izraelit kërkon që agjensia palestineze e refugjatëve të mbyllet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka bërë thirrje për mbylljen e agjencisë së OKB-së e cila është përgjegjëse për refugjatët palestinezë.
Duke folur gjatë një takimi me kabinetin e tij, Netanyahu tha se i ka kërkuar ambasadores amerikane në OKB Nikki Haley “të rishqyrtojë ekzistencën e vazhdueshme në UNRWA-së”.
Netanjahu akuzoi agjencinë për “nxitje kundër Izraelit” për shkak të kritikave të saj ndaj politikave izraelite.
Zëdhënësi i UNRWA, Chris Gunness u përgjigj duke thënë se UNRWA ka një mandat të qartë të vendosur nga vet OKB-ja.
Agjencia e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e Palestinës në Lindjen e Afërme (UNRWA) është themeluar në vitin 1949 për të punuar posaçërisht me 5 milionë refugjatë palestinezë në Lindjen e Mesme, duke ofruar shërbime bazë në kampet e refugjatëve. /MESAZHI/