Kryeministri i Izraelit nën akuzë për korrupsion

Prokurori i përgjithshëm i Izraelit ka akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në lidhje me tre raste të ndryshme

Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë të pasur dhe ka dhënë favore për të përfituar më shumë mbulim pozitiv në media.

Ai ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë dhe thotë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga kundërshtarët e tij të majtë dhe media. Ai ka insistuar se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk është i detyruar me ligj ta bëjë këtë.

Por njoftimi vjen mes një situate politike të ngrirë në Izrael, pas dy zgjedhjeve të përgjithshme në prill dhe shtator të cilat nuk kanë prodhuar dot një qeveri.

Të mërkurën, rivalja e Netanyahu për kryeministrinë, Benny Gantz, tha që ai nuk kishte qenë në gjendje të komandonte një shumicë në parlament dhe të krijonte një koalicion qeverisës.

Presidenti Reuven Rivlin i kishte dhënë mundësinë të provojë dhe të formojë një qeveri pasi Netanyahu nuk arriti ta bëjë këtë.

Rivlin u kërkoi zyrtarisht ligjvënësve të enjten që të bien dakord për një kandidat për kryeministër brenda 21 ditësh dhe të shmangin zgjedhjet e treta në një vit. /Opinion.al