Kryebashkiakja e Madridit jep dorëheqjen pas videos ku shfaqet duke vjedhur

Kryebashkiakja e Madridit në Spanjë jep dorëheqjen pasi shfaqet në një video duke vjedhur në supermarket, disa javë pas akuzave për diplomë masteri të falsifikuar, shkruan BBC

Cristina Cifuentes e komentoi si sulm personal publikimin e një videoje që daton në 2011n, ku duket se mban artikuj në dorë gjatë një kontrolli nga siguria e marketit.

Dyshohet se ajo mori pa paguar dy kremra anti-rrudhë që kushtonin 40 euro.

Cifuentes, 53vjeç,  dorëzoi diplomën e masterit të saj javën e kaluar, kur u konstatua se dy firma në dokument ishin të falsifikuara.

Një figurë e njohur në Spanjë, Cifuentes ishte prej kohësh nën presion nga kundërshtarët politik për t’u dorëhequr, për shkak të diplomës false.

Në konferencën për shtyp ajo tha se kishte ndërmend të jepte dorëheqjen javën e ardhshme, por e bëri më shpejt një gjë të tillë, për shkak të videos së nxjerrë së fundmi.

Dorëheqja e saj është një goditje për ryeministrin Mariano Rajoy, partia e të cilit është përballur së fundmi me skandale korrupsioni.