Kroaci, 6 të vdekur nga zjarri në një azil

“Aktualisht kemi informacione se gjashtë persona kanë vdekur. Inspektimi po vazhdon. Pas kësaj, do të dihen më shumë detaje”, tha për AA zyrtari i policisë për marrëdhënie me publikun, Vjekoslav Maxhariç

Nga zjarri që kaploi një azil në qarkun Zagorje të Kroacisë, jetën humbën gjashtë presona, konfirmoi për Anadolu Agency (AA) zyrtari i policisë për marrëdhënie me publikun, Vjekoslav Maxhariç.

“Aktualisht kemi informacione se gjashtë persona kanë vdekur. Inspektimi po vazhdon. Pas kësaj, do të dihen më shumë detaje”, sqaroi ai.