Krizë te Barcelona – mësohet se sa do të mungojë Jordi Alba

Kriza e lëndimeve te skuadra e Barcelonës sa shkon e thellohet.

Përveç lëndimeve në fazën ofensive të skuadrës, një goditje së fundmi është pësuar edhe në mbrojtje, me lëndimin e Jordi Alba.

Alba u përball me një dëmtim muskulor në ndeshjen kundër Getafe, duke lënë ndeshjen qysh para minutës së 20’.

‘AS’ shkruan se pas ekzaminimeve mjekësore, është mësuar se spanjolli do të mungojë rreth tri javë, transmeton lajmi.net

Kësisoj, Jordi Alba duket se do ta humb ‘El Clasicon’ kundër Real Madrid, ndeshje kjo me rëndësinë më të madhe.

Vendin e mbrojtësit të majtë pritet ta zë Junior Firpo.