Kriza politike, Basha dhe aleatët sot në Presidencë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të presë këtë të martë në Presidencë kreun demokrat, Lulzim Basha dhe aleatët e tij.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:00 dhe në fokus do të jetë kriza politike.

Lideri demokrat mblodhi pasidten e të hënës në selinë e PD aleatët ku diskutoi në lidhje me qëndrimin që do të mbajë para Presidentit.

Pas opozitës, Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish-ambasadorësh, raporton Vizionplus.