Kritikoi Trump, gazetari pushohet nga puna në mes të emisionit

Gazetari i mirënjohur kanadez, Craig Silverman u pushua nga puna pasi transmetoi një video rreth Roy Cohn, një avokat i pamëshirshëm i cili përfaqësonte familjen Trump në vitet 1970, por ishte njihej për shkelje etike.

Në mes të emisionit të tij për tre orë me rradhë gjatë së shtunës, pas një segmenti që kritikonte presidentin amerikan Donald Trump, emisioni i tij papritmas u shkëput në një sekuencë lajmesh, dhe menaxheri i operacioneve të stacionit hyri në studio dhe i tha z. Silverman: Ke marrë fund, je i pushuar!

Por ishte e pa qartë nëse i kishte shqetësuar punëdhënësit e tij më shumë, pasi pikëpamjet negative të z. Trump që ai i shprehu në radio, ose fakti që ai gjithashtu kishte shkuar në stacionet konkurruese për t’i shprehur ato, ndikoi shumë.

Silverman, një avokat dhe ish kryeprokurori i rrethit, i pëlqente të debatonte dhe të tejkalonte kufijtë.

Por Silverman tha në një intervistë se ai e sheh veten si një analist të pavarur, jo një konservator dhe kjo mund të ketë bërë që ai gjithnjë e më shumë të jetë i padëshiruar në KNUS.

Ai tha që pronari i stacionit, ‘Salem Media Group’, i cili përqendrohet në programim konservator, është “100% pas Donald Trump.

Silverman tha se ai e mbështeti Z. Trump në 2016, duke menduar se do të kishte një shans që ai të rregullonte më mirë disa gjëra në Uashington, por pasi pa performancën e presidentit amerikan në detyrë, ai tashmë është vënë kundër tij.