Krejt çka duhet të dini për bankat islame

A logo of Bank Islam Malaysia is seen at the bank's headquarters in Kuala Lumpur on November 12, 2008. Malaysian Prime Minister Abdullah Ahmad Badawi said that the global economic crisis presents an opportunity for Islamic banking to show it is a viable alternative to conventional finance. Badawi said the meltdown showed the need for laws enshrined in Islamic banking, which prohibits speculation and high levels of debt, and which has so far been relatively unscathed by the credit crunch. AFP PHOTO / Saeed KHAN (Photo credit should read SAEED KHAN/AFP/Getty Images)

Nuk ekziston një mënyrë standarde për të përcaktuar se çfarë është një bankë islame, por në përgjithësi një “bankë islame është një institucion që mobilizon burimet financiare dhe i investon ato në një përpjekje për të arritur objektiva të paracaktuara sociale dhe financiare sipas parimeve islame. Janë disa pika në të cilat bazohen investimet bankare islame.

1- Ndalimi i interesit ose i kamatës

Parimet e financimit islamik janë të vendosura në Kur’an. Këto parime islame të financave mund të përmbledhen në katër koncepte të vecanta.

Koncepti i parë dhe më i rëndësishëm është që marrja e kamatës apo interesit është rreptësisht e ndaluar. Paratë, vetvetiu, nuk mund të gjenerojnë fitime. Kur kamata infekton një ekonomi të tërë, kjo rrezikon mirëqenien e të gjithë atyre që jetojnë në atë shoqëri. Kur investitorët janë më të shqetësuar me normat e interesit dhe kthimet e garantuara sesa me përdorimin e atyre që i posedojnë, rezultatet janë vetëm negative.

2 – Standardet etike

Parimi i dytë udhëzues ka të bëjë me standardet etike. Kur muslimanët investojnë paratë e tyre në diçka, është detyrë e tyre fetare që të sigurojnë se ajo që ata investojnë është e mirë dhe e favorshme për mirëqenien. Për këtë arsye investimi islam merr me seriozitet biznesin për të investuar, politikat e tij, produktet që prodhon, shërbimet që ofron, dhe ndikimin që ato kanë në shoqëri dhe në mjedis. Me fjalë të tjera, muslimanët duhet bëjnë një vështrim të afërt për biznesin në të cilin po përfshihen.

Në të gjitha aspektet e sistemit financiar, Islami ka disa rregulla të caktuara për mënyrën se si muslimanët duhet të kyqen në këto aktivitete. Për shembull, në tregtimin e aksioneve ose tregun e letrave me vlerë, Islami shikon aktivitetet e kompanive, për të përcaktuar nëse kompanitë janë të përfshira në aktivitete që janë në përputhje me themelet kryesore fetare islame.

3- Vlerat morale dhe shoqërore

Parimi i tretë udhëzues ka të bëjë me vlerat morale dhe shoqërore. Kurani u bën thirrje të gjithë besimtarëve që të kujdesen dhe të mbështesin të varfërit. Institucionet financiare islame pritet të ofrojnë shërbime të posaçme për ata që janë në nevojë.

Kjo nuk kufizohet vetëm në donacione bamirëse, por është institucionalizuar edhe në industri në formën e huave pa përfitim.

Biznesi sipas frymës islame përfshin disa projekte sociale, si dhe donacione bamirëse. Bankat islame ofrojnë kredi pa përfitim

4- Përgjegjësia dhe rreziku i biznesit

Parimi përfundimtar ka të bëjë me konceptin e përgjithshëm të drejtësisë, idenë se të gjitha palët e interesuara duhet të ndajnë në rrezik dhe fitim të çdo përpjekjeje. Për të pasur të drejtën e një kthimi, një ofrues i financave duhet ose të pranojë rrezikun e biznesit ose të ofrojë disa shërbime siç është furnizimi i një aseti, përndryshe financuesi është, nga një pikëpamja islame, jo vetëm një parazit ekonomik, por edhe një mëkatar.

Ky parim rrjedh nga një thënie e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) “Fitimi vjen me përgjegjësi”. Për të siguruar që këto parime të ndiqen, secili institucion Islam duhet të krijojë dhe të sigurojë veten me një këshill këshillues të njohur që njeh mirë qështjet e financave islame. Anëtarët mund të përfshijnë bankierë, avokatë ose studiues fetarë për aq kohë sa ata janë të trajnuar në ligjin islam.