KRAVATA

Vendosa kravatën, që të mendoj se të tjerët do të mendojnë, që jam bërë më I menqur!… Dhe… ja mrekullia, vërtetë po ndihem më i menQURAN…

Ore a jam ai zdralani i para dhjetë minutave?! – Dal përpara pasqyrës…

Vërtetë krejt tjetër insan: Me i bukur, më i gjatë… Flokët, do ti ngjyrosi apo një shatir do të ishte edhe më …një fenirim, besa edhe pak grim… Definisht jo që po dukem, por edhe po bindem se jam më i menQURë…

E heq kravatën, dhe prap ai shuli katunar… E kthej kravatën, tani intelektuar akademik e …

Ore çfarë është kjo: kravatë apo shkop maxhik… Me të vërtetë ma paska hije dhe tash do ta shofin të gjithë gjenialitetin tim… Pa kravatë me këmbën nuk e luaj… edhe tush kur të bëjë, me kravatë do ta bëjë…

Tani për tani e kam vetëm një kravatë… E këmishat, nuk më duhen, mua kravatat më shkonë edhe pa këmishë…

Në rrugë të gjithë po më shikojnë, pëshpërisin, plasën prej xhelozie me pamjen dhe men-QUR-inë time… Era po mi fërfëllon balluket dhe kravatën e cila edhe po ma fshin rrjedhjen e hundëve … nuk e bëjë më me mëngë të xhemperit…

Hë plasni, jeni mësuar të më shhni si “zhelan”…

E si duket, STINA e ëndrrave është në prag, tash ose kurrë… do ta jap edhe unë kontributin për këtë vend.. për këtë… Për të kaluarën mos më pyesni, ju tregoj…

-ndoshta vijon-

Nysret Simnica