Krali thotë se goli ndaj Kosovës, është më i rëndësishmi në karrierën e tij

Czech Republic's midfielder Alex Kral celebrate scoring during the UEFA Euro 2020 Group A qualification football match between the Czech Republic and Kosovo in Plzen, Czech Republic on November 14, 2019. (Photo by MILAN KAMMERMAYER / AFP) (Photo by MILAN KAMMERMAYER/AFP via Getty Images)

Alex Kral ka deklaruar se goli i shënuar kundër Kosovës është më i rëndësishmi në karrierë.

Kombëtarja e Çekisë ka mposhtur 2:1 Kosovën për të siguruar një vend që dërgon në EURO 2020.

Kosova kishte epërsinë prej 0-1 me anë të një golit të shënuar nga Atdhe Nuhiu.

Goli i Kral solli barazimin, ku nuk vonoi shumë dhe çekët shënuan edhe golin e fitores.

“Definitivisht, ishte njëri prej golave më të rëndësishëm për mua”, ka deklaruar Kral, përcjell lajmi.net.

“Një tjetër ishte në Sevilla, i cili na kishte mundësuar të kalonim në çerekfinale të Europa Leagues. Por, ky më duket se ka qenë më i mirë. Kështu që, është njëri prej golave më të bukur dhe më të rëndësishëm që kam shënuar ndonjëherë”.