Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur mbrëmë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta nga Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave.
Në Zgjedhjet për Kryetar Komune, numri i përgjithshëm votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të konfirmuara, ka qenë rreth 11 mijë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune.