KQZ: Deri në orën 11:00, në Istog votuan 7.63 përqind qytetarë

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka , ka njoftuar për procesin e votimit në komunën e Istogut.

Sipas saj deri në orën 11:00, kanë votuar 3 mijë e 748 votues , apo 7.63 përqind.

 

Ndryshe, komuna e Istogut pas balotazhit me dyshime për keqpërdorime ka shkuar në rivotim, ku për kryetar të kësaj komune garojnë Haki Rugova nga LDK-ja dhe Gani Dreshaj nga AAK-ja.