KQZ: 364 vendvotime janë rinumëruar deri tani

Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ, ka thënë se deri në ora 16:00 sot janë rinumëruar 65 vendvotime. 

“Pra, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është: 364 apo rreth 26%”, tha Elezi për klankosova.