Kostoja e patreguar e “të Premtes së zezë”

Ajo që në vendet perëndimore njihet si “e Premtja e Zezë” dhe që shënohet në fundjavën para Ditës së Falënderimeve, është një periudhë e tërbuar fushatash për marketing, gjueti pazaresh dhe pazar në internet me çmime gjoja se më të lira. Por me gjithë atë blerje, a ka një kosto të fshehur?

Aktivistët e mjedisit kanë bërë fushata të gjata kundër kulturës së konsumit – dhe tani ata po shpërndajnë pamjet e këtij kaosi që po ndodh në Shtetet e Bashkuara. Disa argumentojnë se E Premtja e Zezë është një festë e blerjes së gjërave për hir të blerjes së gjërave. Ndërsa konsumi i panevojshëm i mallrave godet rëndë mjedisin, problemi më i madh është mbetja e mbeturinave të krijuara nga këto produkte.

Shumica e njerëzve në Gjermani as që kishin dëgjuar për të Premten e Zezë tre vjet më parë, por tani ajo është e kudogjendur.

“I gjithë modeli i biznesit krijon shumë kaos për shpërndarje dhe pako, duke shkaktuar një ndikim të madh negativ në jetët e njerëzve.”

Anton Lazarus, nga Byroja Evropiane e Mjedisit (EEB), paralajmëroi “niveli i konsumit që kemi për momentin është tejet i rrezikshëm. Ai i tha Euronews se shoqëria duhet të shkojë drejt një ekonomie rrethore, ku produktet nuk blihen vetëm për një periudhë të shkurtër kohe, dhe më pas të hidhet për t’u zëvendësuar me produkte të reja.

E Premtja e Zezë po kritikohet jo vetëm nga aktivistët, por edhe nga qeveritë. Të martën parlamentarët francezë miratuan një ndryshim në ligjin e vendit kundër mbeturinave që synon të ndalojë fushatat e publicitetit për të Premten e Zezë. /Mesazhi/