Kosovës iu shtua edhe një doktor shkence

Republikës së Kosovës iu shtua edhe një doktor shkence, e ky është Dardan Vuniqi, i cili mbrojti publikisht temën “Aspektet kushtetuese të vetëqeverisjes lokale në vendet e Evropës Juglindore me fokus në Republikën e Kosovës”.

Prof. dr. Dardan Vuniqi këtë mbrojtje e ka paraqitur para mentorit të tij prof. dr. Zemri Elezi dhe prof. dr. Kadri Kryeziut.

Pas përfundimit të mbrojtjes së temës së doktoraturës, Vuniqi ndër tjera bëri me dije se ka përfunduar një mision jetësor si dhe po ashtu pati një falënderim për mësuesit e tij, miqtë e familjen, dhe për të gjithë ata që e përkrahen dhe më mbështeten në punën tij.